PSG, Emeri: Duam qëndrimin e Nejmar dhe kjo do të ndodhë

Nejmar prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, një lëvizje që do të bënte shumë bujë në ambientet futbollistike. Trajneri i Paris Sën Zhermen ka reaguar në lidhje me të gjithë këtë histori duke përgënjeshtruar largimin e sulmuesit nga kryeqyteti francez.

‘Kur e blemë Nejmarin e bëmë me një qëllim të caktuar. Klubi dhe presidentin duan qëndrimin e tij për  një kohë të gjatë te Paris Sën Zhermen dhe ai do të qëndrojë-tha Emeri gjatë një konference për shtyp në prag të ndeshjes që PSG do të luajë me Nantes-të gjithë futbollistët në radhë të parë janë njerëz dhe përshtatja me një skuadër të re ndryshon  nga një lojtar te tjetri. Ne po bëjmë gjithcka mundemi që ta ndihmojmë Nejmar që të ambientohet sa më shpejt dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Por ajo që ka më shumë rëndësi është paraqitja e tij në fushën e lojës’

sfidanti.al