Akuzat e rënda te hedhur ndaj Rafael Nadal për përdorim dopingu ka detyruar drejtësinë franceze të marrë masa ndaj ish ministres së sporteve, Rozlin Bashelo. Gjithcka ndodhi në marsin e vitit 2016 kur gjatë një programi televiziv, Bashelo aludoi se Nadal luante me ‘ndihmën’ e substancave të dopingut me spanjollin që reagoi duke ngritur padi ndaj saj madje duke e fituar cështjen.
Gjykata e Korrektësisë në Paris e konsideroi Bashelot fajtore për shpifje dhe e i vendosi një gjobë prej 500 Eurosh ndërkohë që do të paguajë për llogari të tenistit mbi 10 mijë Euro, ndërkohë që Nadal kishte kërkuar 100 mijë Eurosh për dëmtim të imazhit të tij.
sfidanti.al