F1 Portugali, Hamilton tjetër hap drejt historisë, fitorja e 92

Lewis Hamilton shkruan një tjetët faqe të historisë së Formula 1. Piloti britanik triumfoi në ndalesën e radhës në këtë kampionat , në Cmimin e Madh të Portugalisë duke u ngjitur në kuotën e 92 fitoreve dhe tani ai e mban i vetëm rekordin përsa u përket garave të fituara.

Në Portimao, Hamilton me Mercedesin e tij ishte totalisht garën pasi kaloi vështirësitë në xhiron e parë që pa për momentin Sainz në krye të garës ndërkohë që ai zbriti në vendin e tretë. Por  britaniku e mori veten dhe shumë shpejt iu afrua shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas për ta parakaluar me mjeshtëri në xhiron e 20. Pas kësaj gara nuk pati më histori, Hamilton që fluturonte në pistë duke krijuar edhe një diferencë prej 25 sekondash me finlandezin që u dorëzua duke pranuar vendin e dytë, ndërsa në shkallën e fundit të podiumit të garës luzitane u ngjit Verstappen me Red Bullin e tij.

Buzëqesh edhe Ferrari që mori disa sinjale pozitive në këtë garë me Charles Leclerc që u rendit në vendin e katërt duke pasur më në fund mundësinë që të luftojë për një vend në podium pasi e nisi garën nga vendi I tetë. Pak më anonime ishte gara e Sebastian Vettel që u nis nga vendi i 15, por gjithsesi, gjermani arriti të mbyllë garën në zonën e pikëve në vendin e 10.

Sfidanti.al