MotoGP në Teruel, triumfon Morbidelli

Është Yamaha Petronas e Franco Morbidellit ajo që triumfoi në Cmimin e Madh të Teruel në Botërorin e MotoGP. Piloti italian i nisur nga vendi i dytë në garë, e mbylli atë duke kaluar i pari vijën e finishit duke lënë pas dy pilotët e Suzukit, Alex Rins në vendin e dytë dhe Joan Mir në të tretin.

Nuk regjistroi rezultatin që pritej Fabio Quartararo që e mbylli garën  në vendin e tetë, ndërjohë që akoma më keq shkuan pilotët e Ducatit me Miller dhe Bagnaia që u tërhoqën, ndërkohë që Dovizioso nuk shkoi më shumë se vendi I 13. Pas kësaj gare, Joan Mir, duke përfituar pikërisht nga vendi I 8 I Quartararose con në 14 pikë diferencën në krye të renditjes për pilotë në Botërorin e MotoGP kundrejt Quartaros

Sfidanti.al