Ferrari bën vetëvrasje në Cmimin e Madh të Rusisë në botërorin e Formula 1 dhe i dhuron fitoren Mercedesit. Skuadra Kokëkuqe që vintë në garën e pistës së Socit pas 3 fitoreve radhazi u duk se do të përsëriste këtë sukses, por në mënyrë të papritur për shkak të një problemi teknik të Fetelit, gjërat ndryshuan në aspektin negativ për skuderinë italiane që ndërpreu këtë seri rezultatesh pozitive duke parë Mercedesin që realizojë dopietën e radhës me Hamilton që fitoi garën duke regjistruar suksesin e 9 sezonal ndërkohë që Valteri botas u rendit në vendin e dytë. Ngushëllimi i vetëm për Ferrarin oshte vendi i tretë i Sharl lëklerk, edhe ky i penalizuar nga problemi i shokut të tij të skuadrës.
Gara nisi në mënyrë perfekte për Ferrarin që pas një strategjie të skuadrës coi Fetelin në krye të garës me gjermanin që gjithsesi u kalua nga Lëklerk pas pit stopit. ndërkohë që Mercedes falë strategjisë së gomave e zgjati kohën e qëndrimit në pistë. Pikërisht në këtë moment, Ferrari pati një problem teknik duke tradhëtuar Fetelin dhe në pistë u aplikua makina virtuale e sigurisë dhe nga kjo përfitoi Hamilton që në fund fitoi edhe garën, duke lënë pas Botas. Lëklerk pavarësisht përpjekjeve nuk mundi dot të bëjë më shumë se vendi i tetë në këtë garë.
sfidanti.al