Marko Rojsi iu vërsul keq gazetarit të “Skajit”, Eki Hojzer, pas barazimit me Frankfurtin, duke i ulëritur “mos ejani tek unë për të më bërë pyetje për këtë “mentalitet m…”. Shprehja u bë e famshme (apo famëkeqe) në Gjermani, dhe iu kujtua Rojsit pasi Dortmundi sërish barazoi 2-2 në Bundesligë, këtë herë me Verderin.
“Zoti Rojs, mentaliteti nuk është “punë m…”, – shkruan analisti Valter Shtraten, për “Bildin”, – mentalitet përkthehet, mënyrë qendrimi apo sjelljeje ndaj një sfidë, apo edhe pasion. Pasioni nuk është “punë m..”, zoti Rojs”! Për mentalitetin foli edhe portieri i Shalkes, Aleksandër Nybel, pas fitores së “Bluve Mbretërorë” në fushën e Lajpcigut favorit. Skuadra e mbiquajtur “karagjozët” mundi 3-1 kryesuesen e Bundesligë, dhe Nybel u shpreh më pas se “mentaliteti shpesh e mposht cilësinë”. Këto fjalë duhet t’i dëgjojë kapiteni Rojs dhe shokët e tij tek Dortmundi.
Sfidanti.al