Me barazimin 0-0 në derbin me Atletiko Madrid, Reali u kthye në krye të renditjes së klasifikimit në kampionatin spanjoll, por për Kasemiron ka lajme të hidhura. Mesfushori brazilian i Los Blancos mësoi se shtëpia e tij ishte sulmuar nga grabitësit, ndërkohë që ai ishte në fushën e lojës. lajmi është dhënë nga programi televiziv ‘El Chiringuito’ që nënvizon se bashkëshortja dhe vajza e futbollistit ishin në banesë në momentin që ndodhi ngjarja.
Grabitësit e përmbushën ‘misionin’ e tyre në banesën e Kasemiros në La Moraleha që është edhe një nga zonat më të goditura nga grabitësit e shtëpive të futbollistëve në Madrid. për fat të mirë për bashkëshorten dhe vajzën e Kasemiros, kjo ngjarje nuk pati pasoja, për to ishte ‘vetëm’ paniku.
sfidanti.al