Argjentinë, Maradona në lot pranë tifozëve, Himnasia e tij pësoi tjetër humbje

Pavarësisht pritjes madhështore që përjetoi dhe afeksionit të tifozëve që e rrethon gjithnjë, Diego Armando Maradona, ende nuk po gjen një mënyrtë për të ndryshiar fatin e skuadrës Himnasia La Plata. Pas disfatave me Rasing dhe Tajeres, skuadra e El Pibe De Oros humbi ndeshjen e tretë radhazi, këtë radhë ajo u thye nga River Plejt për të cilin u aktivizuan shumë futbollistë të stolit dhe mbetet në vendin e fundit të klasifikimit në kampionatin argjentinas të futbollit

River Plejt e  fitoi këtë ndeshje me rezultain 1-0 me maradonën që në një moment të sfidës protestoi për mosakordimin e një penalltie në favor të Himnasias. megjithatë ai në fund të përballjes e pranoi superioritetin e skuadrës kundërshtare dhe më as pa i mbajtur dot lotët shkoi në drejtim të tifozëve të Himnasias për të kërkuar ndjesë. Ata e duartrokitën, por Maradona padyshim që shpresonte në një fillim shumë më të mirë të aventurës së tij në kampionatin argjentinas.

sfidanti.al