Ndeshja më e cmendur u luajt në Angli; mbrojtës në portë për 88 minuta, përjashtohen të gjithë mbledhësit e topave

Në National League; Yeovil mund Bromley 3-1 dhe ngjitet në vendin e dytë mne 28 pilë pas 14 javësh kampionat, ndërkohë që regjistroi fitoren e 7 radhazi. Por lajmi më shumë se te rezultati është tek ajo që ndodhi në fushën e lojës teksa 90 minutat e sfidës rezultuan një cmenduri e vërtetë.

në minutën e 2 të ndeshjes, portieri i Bromley, mark kozins pësoi një dëmtim pas përplaseje me sulmuesin e Yeovil, Ris Mërfin; asnjë prej tyre nuk ishte në fgjendje që të vijonte lojën dhe ndërsa Mërfi doli vetë nga fusha e lojës, Kozins u dërgua në spital ku rezultoi me një hemoragji të lehte cerebrale, por që u kthye në shtëpi me pjesën tjetër të skuadrës. Bromley që nuk kishte një portier rezervë, aktivizoi një prej  mbrojtësve si portier, kris Bush, ndërkohë që në vend të Kozins u aktivizua Xhek Holand

Pas shënimit të golave, ndeshja mori një rrjedhë të cuditshme në minutat e fundit. Një prej djemve që mbledhin topat refuzoi të kthejë topin Sem udit të Bromley në 2 raste dhe arbitri i tregoi kartonin e kuq duke e përjashtuar. pak minuta më vonë edhe djemtë e tjerë që mbledhin topat e bënë një veprim të tillë duke marrë të njëjtin ndëshkim nga arbitri që në fund u detyrua të rimarrë topin kur loja ishte e ndërprerë

Djemtë e mbledhjes së topave rrezikojnë që të marrin një dënim me 3 ndeshje pezullim që do të thotë se ata nuk do të jenë në sfidat me Uoking, Harrogejt Taun dhe Borham Ud.

sfidanti.al