F1 në Japoni; rilind Botas, Mercedes sërish kampion për konstruktorë

Valteri Botas fitoi Cmimin e Madh të Japonisë duke siguruar suksesin e tretë sezonal në Botërorin e Formula 1. Finlandezi shfrytëzoi gjendjen optimale të makinës së tij dhe gabimit të dyfishtë të Ferrarit që nisej nga vija e para e start, për të siguruar një fitore që I mungonte prej 12 garash. Ljuis Hamilton u rendit në vendin e tretë duke bërë që Mercedes të sigurojë titullin e 6 radhazi për konstruktorë. Fetel shpëtoi kokëkuqen italiane nga dështimi total në pistën japoneze duke mbajtur vendin e dytë, ndërkohë që Lëklerk e mbylli garën I 7 pas penalizimit të dyfishtë

Kjo e diel për Botas, ishte dita e shpagimit. Finlandezi bëri një start fantastic të garës dhe në fund gjeti një sukses që nuk e shijonte që nga Cmimi I Madh I Azerbajxhanit duke e lënë pas edhe shokun e tij të skuadrës Ljuis Hamilton që u mjaftua me vendin e tretë madje edhe iu bind urdhrave të skuadrës duke kryer pit stopin e dytë për t’I lënë rrugë të lirë Valteri Botasit. Një rezultat ky që vet zgjat pritjen e britanikut për titullin e gjashtë për pilotë të cilin tashmë e ka hipotekuar. Ndërkaq për Mercedes vjen titulli I 6 radhazi për konstruktorë duke vërtetuar dominimin total të kësaj skuderie që kur në Formula 1 në 2014 hynë motorët turbo-hibridë.

Përsa I përket Ferrarit, gara u kompromentua që në fillimin e saj; Fetel bëri një gabim të vogël në start, por I shpëtoi penalizimit nga komisarët e garës, ndërkohë që Botas e parakaloi. Gjermani më pas arriti t’u resistoje sulmeve të Hamilton duke mbrojtur një vend të dytë që gjithsesi la një shije të hidhur. Ndërsa Lëklerk u përfshi në një aksident nëkthesën 1 me pilotin e Red Bull, Maks Vershtapen që u tërhoq nga gara, duke dëmtuar krahun e përparmë të makinës dhe u detyrua të hynte në bokse ndërkohë që gjatë garës kreu 3 pit stope. Incidenti I pilotit nga Monako u hetua nga komisarët e garës të cilët në fund e dënuan atë me 15 sekonda penalizim, 5 sekonda për përplasjen dhe 10 sekonda për mungesën në hyrje, një dënim që e zbriti atë në vendin e 7, ndërkohë që garën e kishte mbyllur në të 6. Ndërkaq, edhe Ferrari u ndëshkua me një gjobë prej 25 mijë Eurosh.

Sfidanti.al