F1, Mercedes-Hamilton; rinovimi është shumë pranë

Lewis Hamilton do të tentojë fitoren e 8 të titullit për pilotë të Formula 1 me Mercedes. Shumë shpejt do të bëhet  i ditur rinovimi i kontratës mes pilotit britanik dhe skuderisë gjermane. Kampioni i botës, pas Cmimit të Madh të Abu Dhabi tha se donte të vendoste përpara Krishtlindjes dhe gjithcka po shkon në këtë drejtim.

Ditën e enjte Mercedes publikoi një postim në Tëitter që ishte vërtet emblematic; fjalët e pilotit(‘Dua të jem këtu vitin e ardhshëm’) të shoqëruar me emotikon ‘shpejt’ dhe gjestin e dorës që firmos.

Hamilton me Mercedesin ka fituar 6 tituj, 4 të fundit në mënyrë të njëpasnjëshme dhe atyre u shtohet edhe ai i fituar me McLaren në 2008. Me Mercedesin do të kërkojë që në 2021 t’i shkëputet Michael Schumacher dhe të bëhet piloti me më shumë tituj në historinë e Formula 1

‘Synimi im është të jem këtu vitin e ardhshëm, dua të jem këtu vitin e ardhshëm. Mendoj se si skuadër mund të bëjmë akoma shumë së bashku si në sport ashtu edhe jashtë tij-ishin fjalët e fundit të Hamilton që në këtë mënyrë shoi zërat e largimit nga Mercedes apo të tërheqjes përfundimtare nga garat.

Sfidanti.al