F1, Liberty Media nuk gjen qetësi; edhe Uilliams kercenon me largim

Liberty Media nuk po gjen qetësi. Pas Mercedes dhe Ferrarit, është një tjetër skuadër që kërcënon me largim nga kampionati i Formula 1 dhe bëhet fjalë për Uilliams. Por ndërsa gjigandët gjermanë dhe italianë protestuan për standardizimin e motorëve, Uilliams kërkon të vendoset kufizimi i buxhetit në  normativën e Formula 1 të vitit 2021. Së fundmi është folur se tavani i buxhetit pritet të jetë 150 milionë Dollarë, dhe shefja e skuderisë Uilliams, Kler Uilliams kërkon që kjo të zbatohet.

‘Unë e shoh  nga këndvështirmi im, nëse nuk do të miratohet kjo masë, atëherë Uilliams do të mbyllet përfundimisht-tha Claire Uilliams për ‘RaceFans’  -Në Bahrein isha më optimiste në lidhje me këtë temë, por ka persona që janë negativë. Ne kemi fatin që për ne kjo po funksionon, sepse besoj se ëilliams është modeli që tregon sesi duhet të funksionojë një skuadër e Formula 1.

sfidanti.al