Formati aktual i Botërorit të Klubeve shumë shpejt do të pushojë së ekzistuari. FIFA po mendon që të zëvendësojë këtë format më një tjetër që do të mundësojë edhe zëvendësimin e Kupës së Konfederatave, një projekt ky që pritet të vihet në jetë në vitin 2021.
FIFA e ndërmerr këtë hap që të tërheqë akoma më shumë audiencë duke qenë se nga të gjithë evenimentet që organizon ajo vetëm Kupa e Botës ka popullaritet shumë të madh, ndërkohë që as Kupa e Konfederatave e as Botërori aktual i Klubeve nuk ndiqet shumë dhe kjo edhe për shkak të diferencave të mëdha që ekzistojnë mes përfaqësueseve apo klubeve pjesëmarrëse në këto kompeticione. Në historinë e Botërorit të Klubevem trofeu është ngritur vetëm nga skuadra evropiane dhe amerikano latine.
Kështu që FIFA po mendon të krijojë një format për një Botëror të Klubeve me më shumë skuadra dhe që do të luhet cdo 4 vjet në vend të Kupës së Konfederatave duke nisur që nga viti 2021. ndërkaq, prsidenti i FIFA, Xhani Infantino ka nisur që të paralajmërojë Federatat kontinentale dhe kjo do të thotë se ajo e fituar nga Gjermania në 2017 do të jetë edicioni i fundit i Kupës së Konfederatave.
sfidanti.al