F1. Lajmi nga Anglia, Hamilton dhe Mercedes pranë rinovimit deri në 2023

Lewis Hamilton do të tentojë sërish të barazojë rekordin e 91 fitoreve të Michael Schumacher pas 2 javësh në Nurburgring. Dhe  sipas medias britanike do të jetë pikërisht në fundjavën e Cmimit të Madh të Eifel që 6 herë kampioni i Botës dhe Mercedes do të bëjnë të ditur vijimin e bashkëpunimit mes tyre që zgjat që nga viti 2014 dhe që ka sjelle 5 tituj kampionë për pilotë që në javët e ardhshme do të bëhen 6

Sipas ‘Daily Mail’, Hamilton dhe Mercedes do të jenë bashkë në ndjekje të fitoreve të garave dhe titujve deri në vitin 2023. Por tabloidi britanik shkon edhe më tej teksa thekson se paga e Lewis Hamilton do të jetë 44 milionë Euro në sezon, një shifër që në mënyrë kurioze  përkon me atë që Hamilton ka në makinën e tij

Me fjalë të tjera, fundjava e 9 -11 tetorit pritet të jetë perfekte për Hamilton me Nurburgring që për herë të parë që nga 2013 pret një garë të Formula 1. Rinovimi i kontratës dhe fitorja e barazimit të rekordit të Schumacher për të bërë një tjetër hap drejt titullit të 7(duke barazuar sërish Schumacher) do të jetë për Hamilton mbyllja e rrethit e një funjave ëndrrash.

Sfidanti.al