Nje super Lewis Hamilton fitoi Cmimin e Madh te Hungarise, nje sukses qe e arrin per te 8 here ne pisten e Hungaroringut duke barazuar edhe nje rekord te Michael Schumacher qe ka fituar 8 here Cmimin e Madh te Frances, nderkohe qe kjo eshte fitorja e 86 ne karriere.
Ne pisten e Hungaroringut u zhvillua nje gare qe nuk pati histori me britanikun qe e dominoi nga fillimi deri me fund duke e kaluar i pari vijen e finishit i shkeputur 8 sekonda nga piloti i vendit te dyte, Max Verstappen me Red Bullin e tij. Podiumin e plotesoi piloti tjeter i Mercedes, Valtteri Bottas i renditur ne vendin e trete.
Kjo e diel ishte krejtesisht per t’u harruar per Ferrarin, qe pati si rezultatin me te mire vendin e 6 te Sebastian Vettel, nderkohe qe Charles Leclerc nuk shkoi me shume se vendi i 11. Perpara gjermanit ne vendin e katert dhe te peste u pozicionuan Stroll me Racing Point dhe Albon me Red Bull.
Me fitoren ne Cmimin e Madh te Hungarise, Lewis Hamilton merr edhe kryesimin ne renditjen e pergjithshme per pilote me 63 pike i ndjekur nga shoku i tij i skuadres te Mercedes, Valtteri Bottas me 48 pike, ndersa ne vendin e trete gjendet Max Verstappen me Red Bull me 33 pike.
Sfidanti.al