MotoGP, Quartararilo padron ne Jerez, vjen fitorja e pare

Sezoni i ri i Boterorit te MotoGP nis nen shenjen e Fabio Quartararo. Piloti francez ishte fituesi i gares se pare sezonale ne pisten e Jerez ne Spanje, nje sukses qe eshte i pari edhe ne karrieren e tij. Piloti i Yamahas perfitoi edhe nga nje gabim i dyfishte ne pisten spanjolle duke iu imponuar pa shume probleme rivaleve te tij, Maverick Vinales dhe Andrea Dovizioso.

Kampioni i botes ne fuqi zhvilloi nje gare te jashtezakonshme qe fillimisht u be protagonist i nje prej gjesteve te tij te famshme te shpetimit, me pas nisi te zhvilloje nje sere parakalimesh duke kapur podiumin per t’u rrezuar pikerisht ne zonen ku kreu edhe gabimin e pare, nderkohe qe Valentino Rossi u terhoq.

Ishte nje gare e jashtezakonshme ajo qe u pa ne Jerez me Quartararo qe u konfirmua si antagonisti i Marquez. Spanjolli ishte ne krye kur nisi gara por nje gabim i tij beri qe te bjere ne vendin e 16 nderkohe qe rrezikoi rrezimin ne piste dhe vetem brryli i majte e mbajti ne piste. Pas disa xhirove, Marquez e pa veten ne vendin e trete por kerceu nga motori dhe ra me force per t’u derguar ne qendren mjekesore.

Nga kjo situate perfituan Vinales dhe Dovizioso qe u renditen ne vendin e dyte dhe te trete pas Quartararo. Nuk arriti te mbylle garen, Valentino Rossi qe u terhoq teksa ishte nder 10 pilotet e pare.

Sfidanti.al