Per Napolin eshte komplikuar ceshtja e blerjes se Osimhen per shkak te agjentit te futbollistit dhe Aurelio De Laurentiis vendos te marre masa. Sipas asaj qe publikohet ne median spanjolle, presidenti i klubit napoletan ka bere levizjet e para per Luka Jovic te Realit te Madridit qe eshte ne te njejten kohe edhe objektiv i Milanit te Rangnick.
Por le t’i marrim gjerat me radhe; Napoli prej kohesh ka arritur akordin me Lille per sulmuesin e talentuar nigerian me kete te fundi qe pasi i beri premtimin e tij klubit italian vendosit te ngreje steken dhe te ndryshoje agjent qe kerkoi nje page me te larte, 5 milione Euro ne sezon(oferta eshte 3.5 milione, ndersa Liverpool ofron 7 milione).
Por jo vetem kaq, D’Avila ka kerkuar edhe nje komision prej 4 milionesh per t’ia shtuar shpenzimit te madh per kartonin prej 60 milione Eurosh. Dhe kaq ka mjaftuar qe De Laurentiis te humbase durimin qe ka deklaruar se nuk ka ndermend te shkoje pertej javes tjeter per te mbyllur kete ceshtje. Nje ngutje qe shkon ne kah te kundert me interesat e D’Avilas qe ne perfundim te Premier League pret nje tjeter ofensive te Liverpoolit apo Manchester United, skuadrat e interesuara per Osimhen.
Ne kete pike, Napoli vihet ne kerkim te zgjidhjeve te reja ku spikat sondazhi per Luka Jovic. Por Jovic, shume mik me Rebic dhe qe ka te njejtin agjent me te, Ramadanin, eshte ne pritje te ardhjes se Rangnick te Milan per te bere perpjekjet e tij per t’u larguar nga Reali i Madridit.
Por Milan deri tani nuk ka shkuar me shume se nje kontrate huazimi 2 vjecare per sulmuesin serb me detyrim blerjen e tij, nje oferte qe ne Madrid edhe per shkak te bilancit financiar nuk preferohet shume. Ne kete pike drejtuesit e Los Blancos jane gati te degjojne oferta te tjera nga klube te tjere dhe Napoli, qe do te lejoje largimin e Milik mund te jete bleresi i duhur i kartonit te Jovic. Sigurisht jane akoma hapat e para, por aksi Itali-France-Spanje po projektohet shume i nxehte.
Sfidanti.al