Kur Entoni Xhoshua mposhti Vladimir Kliçkon në “Uembli” të Londrës, ai shkaktoi një të papritur jo edhe aq të vogël në boksin profesionist. Anglezi në kulmin e moshës, gjithsesi, ndjen se nuk ka arritur ende maksimumin e popullaritetit dhe të shanseve për të fituar më shumë miliona në një karrierë që po bëhet e lavdishme. Ai boksoi në Londër, aty ku patrioti i tij më i lavdishëm Lenoks Ljuis nuk pati shans të luftonte për titull, veçse Xhoshua po kërkon tani Amerikën.
Në Las Vegas është mbretëria më e madhe e boksit profesionist, në Amerikë bëhesh maksimalisht i famshëm dhe kampioni i ri i peshave të rënda dëshiron të jetë “një anglez (jo në Nju Jork, si kënga e Stingut), në Las Vegas”. Ai ka rënë dakord që të luajë revanshin ndaj Kliçkos pikërisht atje, duke rrezikuar jo pak, pasi publikun nuk do ta ketë aq me vete sa në “Uembli”, ndërsa “Vlad” hodhi poshtë një ofertë të madhe për t’u ndeshur në Kardif. Ndeshja mund të zhvillohet në 11 nëntor në “T-Mobile Arena”, aty Mejuedhër do të ndeshet me Mekgregorin. Xhoshua ka zgjedhur për t’u përgatitur pikërisht palestrën e famshme të Mejuedhërit në Las Vegas.
Sfidanti.al