Embijd fiton duelin me Irvingun, Filadeldia mund Bruklinin!

Ishte një sfidë për kreun e Konferencës Lindore dhe vendasit ia dolën ta bënin të vetën. Dakord, Filadelfia nuk luajti ndaj Bruklinit më të fortë të mundshëm, pasi rivalët patën mungesa, por gjithsesi një fitore e tillë vlen shumë. Zhoel Ebijd shënoi 39 pikë e kapi 13 topa në tabela, duke fituar duelin me Kajri Irvingun që shënoi 37 pikë e shërbeu 9 asistë. Suksesi i Filadelfias ishte 123-117, ndërsa Embijd ishte mjaft mirë nga gjuajtjet për tri pikë dhe nga gjuajtjet e lira. Bruklini nuk kishte Xhejms Hardenin dhe Kevin Durantin, që të dy me probleme fizike, por pritet tjetër ndeshje kur ata të jenë në fushë. Filadelfia kryeson Konferencën Lindore me 38 fitore e 17 humbje, Bruklini është në vend të dytë me 37 fitore e 18 humbje, ndërsa Miluoki i Antetokumbos është i treti me 34 fitore e 20 humbje.

Sfidanti.al