Takoni këshillon Juventusin për Shezin dhe Ronaldon!

Lajmi i fundit nga Italia ka të bëjë me përpjekjet e kampionëve nga Torino për të marrë portierin e Milanit. “La Gazeta delo Sport” informon se Juventusi po bisedon me Mino Raiolën për Xhixho Donarumën duke qenë në gjendje padyshim për t’i ofruar rrogë më të mirë sesa lombardët si dhe shanset më të mëdha për të fituar trofe. Me gjasë, mund të ketë një shkëmbim të Donarumës me Sheznin, por ish-portieri i famshëm juventin, Takoni, është kundër. Njeriu që mbrojti portën në vitet 80-të, në kohën e sukseseve të mëdha me Platininë dhe kampionët e botës, deklaron se Juventusi duhet të mbajë Sheznin dhe të largojë Kristiano Ronaldon. “Nëse dëshiron të hapësh një cikël, CR7 nuk të bën punë”, – ishte arsyetimi i Takonit.

Sfidanti.al