E bën shefi ekzekutiv i klubit, Hans-Joakim Vacke, i cili duket tepër i mërzitur për shkak të zhurmave të mëdha për të ardhmen e sulmuesit norvegjez. “Sot shkruhet se Halandi do të luajë sezonin e ardhshëm tek Man. Junajtidi, – thotë ai ,- më pas del se ai do të jetë tek Reali apo Barcelona. Të presim datën 1 shtator për të parë se ku do të luajë. Unë e di se ku. E rëndësishme është që Dortmundi nuk ka lojtar për të shitur”. Vacke thotë se nuk ka problem me Mino Raiolën, agjentin e 20-vjeçarit. “Ai më njeh mirë, dhe po ashtu edhe unë atë, – shprehet shefi i Borusias, – ai përpiqet për veten e tij dhe për Halandin, Kjo është puna e tij. Unë punoj për Dortmundin”. Gjithsesi, nervat më të mëdha Vacke i ka me Pep Guardiolën që kritikoi Dortmundin për politikën me të rinjtë. “Ai thotë se ne po shpenzojmë miliona për këshilltarët për talentet e rinj, – komentoi ai, – flet trajneri i një klubi që ka shpenzuar 1 miliardë euro për lojtarë të rinj. Kush tjetër e ka pasur këtë mundësi?”
Sfidanti.al