Gjokoviç turpërohet në Montekarlo nga britaniku Dan Evans!

Mund të jetë numri 1 i botës, por jo gjithnjë mund të fitojë, aq më tepër kur vjen puna në fushat me dhe të ngjeshur. Novak Gjokoviç u mund në turneun ATP të Montekarlos nga numri 1 britanik në botë, Dan Evans, i cili gjithashtu nuk e pëlqen këtë sipërfaqe. Rezultati i seteve ishte 64-75 për 30-vjeçarin britanik, që arriti fitoren më të madhe të karrierës. Gjokoviç deklaroi se kjo ishte një nga ndeshjet e tij më të dobëta në shumë vjet. “Nuk është e lehtë të luash ndaj Evansit, – tha serbi, – është një lojtar shumë i mirë, nuk ka dyshime. Unë, gjithsesi, duhej të kisha luajtur më mirë”. Gjokoviç ka 18 Grand Sleme dhe do të synojë të kalojë Rozher Federerin e Rafa Nadalin që kanë rekordin botëror me nga 20. Gjithsesi, në “Rolan Garos” të Parisit, Nadal është favorit.

Sfidanti.al