Tre fanela të Mesit janë baraz me 50 000 vaksina kineze Sinovak!

Federata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) do të marrë një sasi të madhe dozash për të vaksinuar futbollistët kundër koronavirusit, pas veprimit të kapitenit të Argjentinës. Lionel Mesi i dhuroi kompanisë kineze Sinovak 3 fanela me autograf, dhe kjo u përgjigj duke vendosur të dërgojë në CONMEBOL 50 000 doza vaksinash. Kjo është pjesë e një plani për të vaksinuar të gjithë futbollistët në kontinentin amerikan të jugut për Kupën e Amerikës këtë verë. Gjithsesi, autoritetet braziliane të shëndetësisë kanë paralajmëruar se të gjitha vaksinat që hyjnë në vend do të vendosen nën “hyqmin” e sistemit shëndetësor publik.

Sfidanti.al