Kjo kategori rrallë pëson gjëra të tilla, ndërsa për yjet e futbollit po zbatohet parimi që ekziston në SHBA se “drejtues të tillë të bankave (p.sh.) janë tepër të rëndësishëm për t’u futur në burg”. Edhe për Zllatan Ibrahimoviçin nuk pritet të ndryshojë gjë, ndonëse rregullorja e FIFA-s parashikon maksimumin e dënimit deri në 3 vjet përjashtim nga sporti. Gjithsesi, edhe kësaj i është gjetur “vegja” sepse ka vërtet maksimum, por ka edhe minimum që është një gjobë prej 100 000 eurosh. Në këtë rastin e fundit populli do të thoshte (i kërkojmë falje Zllatanit për krahasimin) se është sikur “t’i shkulësh derrit një qime”. Ibrahimoviç akuzohet se ka 10 për qind aksione në një kompani bastesh në Suedi, diçka e ndaluar nga FIFA dhe UEFA. Pritet që të merret një vendim shpejt për këtë.
Sfidanti.al