Liga e Europës, gjysmëfinalet janë Man. Junajtid-Roma e Vijarreal-Arsenal

Ashtu si në Champions do të jenë dy skuadra nga Anglia, dhe padyshim që janë favorite. Mançester Junajtidi kaloi “mrekullinë” Granadë të Spanjës pasi e mundi edhe në ndeshjen e dytë 2-0 në “Old Traford”. Edinson Kavani shënoi golin e parë europian për Junajtidin dhe një autogol i Vajehos në 91’ konkretizuan epërsinë e ishullorëve që do të luajnë ndaj Romës në gjysmëfinalen e Ligës së Europës.

Italianët e patën më të vështirë duke qenë përballë Ajaksit, pavarësisht se kishin fituar 2-1 në Amsterdam. Holandezët kaluan të parët në epërsi në 49’ me anë të Brajan Brobejt, por vendasit barazuan me Edin Xhekon në 72’.

Arsenali ndërkaq kaloi çdo parashikim dhe tregoi më në fund diferencën me një ekipi të Premier Ligës, qoftë edhe të vendit të 10-të ndaj kryesueses së kampionatit çek, Sllavia e Pragës. Londinezët triumfuan 4-0 pasi kishin barazuar 1-1 në fushën e tyre. Nikolas Pepe, Lakazetë me penallti dhe Bukajo Saka shënuan për 24 minuta dhe Lakazetë shtoi golin e dytë personal në 77’. Ekipi i Mikel Artetës do të ketë përballë në gjysmëfinale Vijarrealin e ish-trajnerit Unai Emeri. Spanjollët kaluan Dinamon e Zagrebit me fitore 2-1 pasi kishin triumfuar 1-0 edhe në Kroaci. Gjysmëfinalet e para luhen në 29 prill, ato të kthimit në 6 maj.

Sfidanti.al