Hans-Dieter Flick është i destinuar të lërë Bayernin e Mynihur në fund të sezonit për t’u ulur sërish në pankinën e përfaqësueses gjermane këtë radhë si trajneri i parë i saj në vend të Joachim Loew. Në këtë pikë skuadrës bavareze i duhet të gjejë pasuesin e Flick dhe deri tani emri më i përmendur ishte ai i Julian Nagelsmann. Por në orët e fundit së fundmi ka fituar kuotë edhe Massimiliano Allegri, që më në fund është gati të rihyjë në lojë. Livornezi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayernit për eksperiencën, pragmatizmin e sidomos ADN fituese
Bayerni është një klub tundues për Allegrin që pas 2 vitesh pushim ka deklaruar se dëshiron të kthehet protagonist në pankinë duke nisur nga vera e ardhshme. Deri tani për të ardhmen e tij ka pasur vetëm zëra që e lidhnin atë me skuadra si Napoli, Roma e Juventus në Itali, por edhe klube të tjera jashtë Serie A, por që me kalimin e kohës dolën jashtë loje pasi vetë Allegri shfaqi dëshirënpër t’u kthyer protagonist në Serinë A. por tani është edhe interesi i Bayernit duket se është shumë tundues për Allegrin edhe për faktin se nga Juventusi nuk po vijnë sinjale të qarta dhe koha po fluturon
Sfidanti.al