Champions League, përcaktohen datat e gjysmëfinaleve

Real Madrid – Chelsea dhe  PSG – Manchester City janë ciftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve dhe tani janë mësuar edhe datat e zhvillimit të tyre. Në fillim në faqen e internetit të Realitr të Madridit u publikua se sfidat mes Los Blancos dhe Chelseat do të zhvilloheshin në 28 prill dhe 4 maj, por UEFA e korrigjoi dhe këto përballje do të luhen në 27 prill dhe 5 maj. Në 28 prill dhe 4 maj do të luhen ndeshjet mes Paris Saint Germainit dhe Manchester City

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen në Valedebebas dhe Parkun e Princave, ato të kthimit në Stamford Bridge dhe Etihad Stadium dhe të gjitha sfidat do të luhen në orën 21:00. Reali i Madridit diti t’u rezistojë sulmeve të Liverpoolit në Anfield duke e bërë të vlefshme fitoren 3-1 të një jave më parë. Manchester City fitoi edhe ndeshjen e dytë me Borussian e Dortmundit me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë 2-1

Ndërsa mbrëmjen e së martës prenë biletën për në gjysmëfinale PSG që  eliminoi ata që ishin kampionët në fuqi të Evropës, Bayernin e Mynihit, ndërsa Chelse eliminoi Porton.

Sfidanti.al