E thote ‘Forbes’: Vozniacki eshte sportistja me e pushtetshme

Karolin Vozniacki sheh qe gjerat t’i shkojne shume mire ne kete sezon. Tensitja daneze, fituesja e Australian Open dhe e fejuara e ish basketbollistit David Li, eshte e para sportiste qe shfaqet ne klasifikimin e ‘Forbes’ per femrat me te pushtetshme ne bote.

Sipas ketij klasifikimi te revistes prestigjioze amerikane Vozniacki eshte ne vendin e 8 te ketij klasifikimi dhe kjo me shume per faktin se ajo ne 2017 ishte nje prej sportisteve me te paguara.

Lista e femrave me te pushtetshme kryesohet nga Sekretarja e Pergjithshme e FIFA, Fatma Samura, e ndjekur nga anetarja e FIFA e IOC, Lidia Nsekera, ndersa e treta eshte Florans Harduin, anetar e Komitetit Ekzekutiv te UEFA dhe drejtoreshe e pergjithshme ne Federaten Franceze te Futbollit.

Persa i perket sportisteve shfaqen edhe  Mithali Rai e kriketit e 12, futbollistja Like Mertens e 22, golfistja Sung Hyun Park e 23 apo braziliania Letisia Bufoni e 25.