Mesi udhëton për në Sevilje, por ende mbetet në dyshim

“Një dëmtim i vogël”. Kështu u quajt problemi i Lionel Mesit në prag të ndeshjes së Barcelonës në fushën e Seviljes. Trajneri Ernesto Valverde deklaroi se nuk do të nxitohet për të aktivizuar argjentinasin, ndonëse përfundimisht e grumbulloi dhe e mori me vete për takimin e radhës në La Liga. Një dëmtim jo i rëndësishëm mund të bëhet fatal nëse nuk trajtohet siç duhet, dhe Mesi i mori masat kur ishte i grumbulluar me Argjentinën, duke mos luajtur asnjë nga miqësoret ndaj Italisë (2-0) dhe Spanjës (1-6).

Katalanasit do të luajnë në fushën e Romës, në Champions, të mërkurën e ardhshme, dhe pikërisht ajo përballje është kryesorja për Valverden, pasi Barça është 11 pikë para vendit të dytë në kampionat, kur duhen edhe vetëm 9 ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Sfidanti.al