Ne gjurmet e te atit; Klajvert Xhunior enderron Barcelonen

Dikur Patrik Klajvert la veshur fanelen e Barcelones per 6 sezone radhazi, shembull te cilin duket se do te kerkoje ta ndjeke edhe djali i tij, Xhastin Klajvert emer qe po perflitet shume ne median sportive evropiane dhe qe ditet e fundit debutoi edhe me perfaqesuesen holandeze.

‘Skuadra e endrrave te mia eshte Barcelona-tha Xhastin Klajvert-nuk eshte se per mua ka shume rendesi skuadra ku luaj, por Barcelona eshte nje enderr’.

Edhe pse 18 vjeçar, Xhastin Klajvert e ka te qarte ate qe deshiron per te ardhmen.

‘Objektivi im eshte te fitoj Topin e Arte-tha Klajvert Xhunior-eshte ajo qe dua dhe do te punoj shume per ta arritur. Por tani jam vetem 18 vjeç dhe duhet ende te permiresohem’.

Xhastin Klajvert eshte pjese e Ajaksit, nje skuader qe ka nxjerre gjithnje talente ne Holande. Ne kete sezon Klajvert ka luajtur 30 ndeshje me fanelen e Ajaksit duke shenuar 8 gola nderkohe qe ka dhene edhe 4 assist.

Sfidanti.al