MotoGP Honda, Pedrosa: Krenar qe jam pjese e kesaj familjeje

Dani Pedrosa mund te quhet fare mire flamuri i skuadres Honda ne MotoGP, por spanjolli ende nuk e ka rinovuar kontraten e cila skadon ne vitin 2019. Kete vit spanjolli ka ne skuader ate qe konsiderohet mentori i tij, Alberto Puig dhe e di shume mire qe e ka besimin e skuderise japoneze. Ne nje interviste per MotoGP, Pedrosa nuk i kurseu elozhet ne drejtim te Hondes.

‘Per mua eshte nje nder qe te jem pjese e kesaj familjeje-tha Pedrosa-do te doja te mbyllja karrieren time ketu’.

Pavaresisht garimit per nje kohe te gjate ne klasin me larte te Boterorit te  MotoGP dhe konkurrences se forte ne kete kategori, Pedrosa nuk e ka braktisur endrren e tij per te fituar titullin kampion bote.

‘Vetem koha do te tregoje nese do te mund te fitoj boterorin-vijoi Pedrosa-kampionati eshte i kushtezuar nga disa faktore, preferoj te flas per ato qe kam bere e çfare mund te bej. Kete vit diferencen do ta bejne detajet e vogla. Beme nje pune te mire ne prag te kampionatit si skuader’.

Sfidanti.al