Spanja është kampionia e re e Evropës në hendbollin për meshkuj dhe kjo ndodhi për herë të parë në historinë e saj. Hendbollistët spanjollë zhvilluan një ndeshje të shkëlyer kundër Suedisë, katër herë kampione evropiane, dhe, në fund, arritën që ta fitonin ndeshjen me rezultatin bindës 29-23, duke e dominuar të gjithë ndeshjen, sidomos, në pjesën e dytë, kur epërsia e tyre arriti deri në tetë gola dhe duke e fituar, për herë të parë, trofeun e munguar dhe aq të dëshiruar.
Sfidanti.al