E mund edhe San Antonio; Golden Stejt hyn në krizë?

Të shohësh golden Stejtin që të humbasë 3 ndeshje radhazi në kampionatin amerikan të basketbollit, është dicka që askush nuk e ka imagjinuar në këtë periudhë. e megjithatë, duket se kampionët në fuqi të NBA janë mbërthyer nga kriza. Uorriors u mposht nga San Antonio në ndeshjen e radhës me rezultatin  102-94 ku këtë radhë duket se e ndjeu shumë mungesën e Stiven Kërrit që ka pësuar një dëmtim në kavilje. Durant dhe Tompson u përpoqën të bënin dicka për të ndihmuar Golden Stejt, por e patën të vështirë përballë San Antonios që ishte i furishëm në sulmet e tij. për teksanët spikati Oldrixh me 24 pikë e 18 topa në tabelë, ndërkohë që mjaft mirë bëri edhe DeRozan me 20 pikë.

Los Anxheles Lejkërs rikthehet shumë shpejt te fitorja dhe këtë e bën në dëm të Majemi Hit të cilin e mundi 113-97. Lebron xhejms ishte në një ditë të shkëlqyer dhe në këtë përballje ndaj ish skuadrës së tij ai arriti të shënojë plot 51 pikë duke e drejtuar praktikisht i vetëm Los Anxheles Lejkërs drejt këtij suksesi. dhanë kontributin e tyre në suksesin e skuadrës kaliforniane edhe Kuzma me 15 pikë dhe Pope me 19.

Nju jorku ndalet nga Orlando ndaj së cilës humbi me rezultatin 117-131. skuadra nga Florida i bëri një start perfekt kësaj ndeshjeje teksa fitoi periodën e parë 44-31, por në atë pasardhëse ishte Nju Jorku që u paraqit më mirë duke e fituar atë 12 minutatësh 35-23. Në dy periodat e fundit të sfidës ishte Orlando që rishfaqi superioritetin e tij duke bërë të mundur fitoren e të gjithë kësaj ndeshjeje me 14 pikë diferencë.

sfidanti.al