Aleksander Zverev hakmerret ndaj Novak Xhokovic në ATP Tour Finals. Tenisti gjerman e bëri këtë në ndeshjen më vendimtare të evenimentit, në finalen e tij të cilin e fitoi pastër me rezultatin 2-0 për të ngritur kështu edhe trofeun më të rëndësishëm të tij deri në këtë moment.
Zverev, që në gjysmëfinale eliminoi edhe legjendën Roger Federer u shfaq superiore ndaj numrit 1 të renditjes boptërore që deri në këtë ndeshje nuk kishte humbur asnjë set e asnjë game me shërbimet e tij. Në setin e parë, ekuilibri në lojë ishte deri në rezultatin 4-4, më pas Zverev bëri diferencën duke fituar dy gamet e radhës për të mbyllur setin e parë 6-4. Në setin e dytë, diferencat në fushën e lojës mes dy tenistëve u bënë më të dukshme pasi Zverev fitoi më shumë game me shërbimet e Xhokovic sec bëri ky i fundit me ato të gjermanit duke e mbyllur këtë fraksion 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-0 në vetëm 1 orë e 21 minuta lojë.
sfidanti.al