E bujshme! Vidhen fotot e Schumacher, dalin ne shitje për 1 mln Paund

Vijojnë të publikohen lajme spekulative rreth jetës së Michael Schumacher, që prej 6 vjetësh po përballet me një proces riaftësimi të vështirë pas aksidentit të pësuar në 29 dhjetorin e 2013 në alpet franceze teksa bënte ski, ndërkohë që gjendja e tij vazhdon të mbetet një mister. Por tani nga Britania e Madhe vjen një lajm akoma më i bujshëm dhe ai që e publikon është ‘Mirror’.

Sipas këtij tabloidi, nga banesa e Schumacher në Zvicër ku ai po kryen këtë riaftësim, janë vvjedhur disa foto të përkufizuara makabre dhe janë vënë në shitje për vlerën e pabesueshme të 1 milion paundëve.

Për 7 herë kampionin e botës në Formula 1 bëhet fjalë për një thyerje të rëndë të privatësisë së tij dhe që ndodhi pavarësisht masave ekstreme të sigurisë të marra nga familja e tij në lidhje me këtë cështje. bashkëshortja e Michael, Corinna, iu drejtua menjëherë avokatëve dhe policisë zvicerane për të penguar publikimin e këtyre fotove në mënyrë që të mos spekulohet më me gjendjen reale të legjendës së Formula 1.

sfidanti.al