E besoni dot, Boris Bekeri para falimentimit të plotë!

Legjenda e tenisit botëror, gjermani Bors Beker, muajin e kaluar, për shkak të investimeve të këqia në kompanitë e naftës në Nigeri, humbi 100 milionë euro. Sipas medias gjermane, ky dështim i solli Bekerit edhe një borxh të ri prej 35 milionë eurosh.

“Bekeri më ofroi që të më shiste disa prona të patundshme dhe një pronë në Zvicër, kurse unë u përgjigja se ato edhe kështu, pa m’i shitur, më takojnë mua! Sidoqoftë, kjo pronë ka qenë e hipotekuar dhe ai mund të përfitojë disa miliona. Unë mund t’i merrja atij edhe shtëpinë e nënës së tij, por nuk dua që të shkojë aq larg”, i tha gazetës “Bild” biznesmeni Kleven, të cilit Bekeri i ka shumë borxhe. Boris Bekeri, tani, nuk është më as trajner i ndonjë tenisti, qëkur ai u nda nga tenisti i njohur serb, Novak Gjokoviç.

Sfidanti.al