Mbërritja e legjendës Xhejzën Kid le të presë. Jo gjithnjë mund të realizohet një tripëll dabëll, por Luka Donçiç pati më shumë arsye për të qenë I lumtur sesa I dëshpëruar pas ndeshjes së Dallasit ndaj Portlendit. Në një sfidë kundër një rivali të fortë, fenomeni nga Sllovenia vendosi një tjetër rekord personal, atë të koshave tripikësh të shënuar në një ndeshje të vetme në NBA.
Donçiç u trega I saktë në 8 prej gjajtjeve nga largësia, madje pati një përqindje të shkëlqyer saktësie, pasi e provoi 12 herë dhe gaboi vetëm 4. Arsyeja tjetër e kënaqësisë për 20-vjeçarin ishte se ndeshja u fitua me shifrat 120-112 dhe se renditja e Dallasit në Konferencën Perëndimore u bë edhe më e mirë. Donçiç shënoi plot 35 pikë në 34 minuta, ndërsa kapi 8 topa në tabela e shërbeu 7 asistë, aspak gjë e vogël. Në krah të tij ishte Tim Hardëuej Xhuniër që realizoi 29 pikë.
Slloveni mbetet një nga shënuesit më të mirë të sezonit në NBA, I distancuar vetëm nga Xhejms Hardeni, është I treti në renditjen e asisteve, dhe është në vend të tretë të renditjes për çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit. Dallasi, ndërkaq, është në vend të 6-të në Perëndim me 27 fitore e 15
Sfidanti.al