Novak Djokovic është shumë I lidhur me Italinë. Në fillim të karrierës së tij ai ka qenë në Como, ndërsa bashkëshortja Jelena ka studiuar në Boconi dhe së fundmi tenisti serb tregoi se e flet në mënyrë perfekte gjuhën italiane teksa u ngjit në skenën e Sanremos
Tani, pasi inkurajoi Italinë me një mesazh në Instagram, numri 1 I renditjes botërore hyri në veprim. Drejtori I përgjithshëm I Asst Bergamo Ovest zbuloi se Djokovic bëri donacione për spitalet Treviglio-Caravaggio e Romano di Lombardia, që janë në vijën e parë të luftës kundër coronavirusit. Nuk është hera e parë që Djokovic bën bamirësi në këtë periudhë. Ditët e kaluara tenisti dhe bashkëshortja e tij Jelena dhuruan Serbisë 1 milionë Euro për blerje respiratorësh dhe materialesh mjekësore
‘Nuk e prisnim që të në llogarinë rrjedhëse të Asst Bergamo Ovest, të shihnim një donacion të një dërguesi kaq prestigjioz-tha Drejtori I Përgjithshëm, Peter Assembergs-këto ditë shumë kompani, ente, shoqata e privatë kanë qenë pranë nesh dhe I falenderoj të gjithë për bujarinë e treguar. Por kur lexova mes donatorëve emrin e tenistit më të mirë të botës, Novak Djokovic, u emocionova’.
Sfidanti.al