E bujshme! Raiola mund Cruijff si holandezi me më shumë ndikim në futboll

E pabesueshme, por e vërtetë; Mino Raiola mund Johan Cruijff. Agjenti I fuqishëm I futbollistëve mes të cilëve figurojnë emra të tillë si Ibrahimovic, Pogba, De Ligt e Donnarumma, është holandezi me më shumë influencë në futboll. Ky është përfundimi I një sondazhi të kryer nga revista ‘Voetbal International’ku Raiola ka lënë pas futbollistët e Ajaxit dhe të kombëtares holandeze të viteve 70 me në krye pikërisht Johan Cruijff.

Në klasifikimin e vecantë, Raiola 52 vjec që ka si p asaportën holandeze, ashtu edhe atë italiane  dhe që jeton në Montecarlo, la prapa tij në këtë sondazh pikërisht Ronald Koeman dhe Johan Cruijff me këtë të fundit që u nda nga jeta 4 vjet më parë

‘Nuk jam një ikonë si Cruijff që me idetë e tij ndryshoi futbollin dhe ka një ndikim në të prej 50 vitesh që po reziston edhe pas vdekjes së tij-tha Raiola-kështu që parakalimi I tij  në këtë sondazh është dicka speciale dhe unë jam krenar. Kjo sepse u desh shumë kohë përpara se publiku të mëkuptonte.Është dicka e bukur

Klasifikimi I ‘Voetbal International’ u përpilua nëpërmjet votimebve të kryera nga ekspertët që iu përgjigjën pyetjes : ‘Cilët janë 10 holandezët që kanë lënë më shumë  gjurmë në futboll?’ Klasifikimi është me 50 emra të njohur ku përfshihen futbollistë, trajnerë, Drejtorë Sportivë, drejtues, arbitra dhe ekspertë të marketingut tëlidhur me klubet.

Sfidanti.al