Nëna e Neymar, I dashuri I ri ka pasur lidhje dhe me kuzhinierin e lojtarit

Jeta e Neymar është kthyer në një telenovelë të vërtetë braziliane, por në episodin e radhës nuk është sulmuesi protagonist, por nëna e tij. Nadine Goncalves, 52 vjec ditët e fundit I befasoi të gjithë teksa bëri të ditur lidhjen e dashurisë me modelin Tiago Ramos, 22 vjec. Diferenca e madhe në moshe dhe fakti që Tiago është 6 vjet më I ri se edhe vetë Neymar, poir në Brazil kanë zbuluar një detaj tjetër që e bën këtë histori akoma më shumë surreale

Sipas disa dëshmitarëvem Tiago Ramos ka pasur disa lidhje sentimentale me meshkuj përpara se të lidhej me nënën e Neymar dhe një prej personave me të cilëve ai ka qenë I lidhur ishte edhe Mauro, kuzhinieri I vetë Neymar. Një tjetër nga të dashurit e Tiago Ramos, Irinaldo Oliver foli me të përditshmen ‘O Dia’ për të shpjeguar aventurën me djaloshin 22 vjecar

‘Kam qenë I lidhur me Tiagon që nga 2017 deri në mesin e vitit 2019-tregon Oliver-më habiti lajmi për këtë lidhje të tij të re dhe telefoni im nuk ka reshtur së rëni. Fillova të marr foto të tij me nënën e Neymar. Jam I habitur, Gjithnjë e kam ditur se ai takohej edhe me femra, por nuk e kisha parë kurrë me ndonjërën’.

Ndërkaq vetë Neymar, pasi mësoi lidhjen e nënës së tij me Tiago Ramos e mbështeti atë në mënyrë publike dhe I dha këtë mesazh nënës së tij në Instagram: ‘Ji e lumtur nënë! Të dua’.

Sfidanti.al