Djokovic tërhiqet nga gjysmëfinalja e Australian Open

Pasi humbi setin e parë me tiebreak Novak Djokovic ka vendosur që të tërhiqet nga gjsëmfinalja duke i hapur kështu rrugën drejt finales për Aleksandër Zverev. “Bëra maksimumin, por nuk ia dola që të mposhtja dhimbjen. Nuk mund të vazhdoja më shumë”, tha tenisti serb, i cili pranoi se në finale do të bënte tifo për gjermanin. Pas largimit nga fusha tifozët prezent vërshëllyen Djokovic pasi ishin të zhgënjyer prej faktit se ndërpreu takimin. “Ju lutem mos e vërshëlleni, e di që keni paguar para për të parë një ndeshje të madhe, e cila mund të vendosej pas pesë setesh, por duhet ta kuptoni se ai nuk mund të vazhdonte. Xhokoviç i jep këtij sporti gjithçka prej më shumë se 20 vitesh”, ishin fjalët që i drejtoi publikut Zverev.