Janik Siner do të ketë shansin të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Australian Open duke arritur një tjetër finale. Tenisti italian mundi në tri sete Ben Shelton duke siguruar kështu një duel me Aleksandër Zeverevin, të cilin e ka mposhtur gjithmonë (në gjashtë precedentë). Italiani dominoi duelin që zgjati për 2 orë e 38 minuta me shifrat 7-6, 6-2, 6-2 ndërsa të dielën në orën 9:30 të mëngjesit do të sfidojë numrin dy në botë. Siner është fitues i dy finaleve Slam ndërsa Zverev ka humbur dy të tilla.
sfidanti.al