Denveri mbetet “i sëmurë”, dhe Jokiçi nuk arrin dot tripëll dabëllin!

Me gjasë, Zhoel Embijd mund të quhet favorit për të fituar çmimin e lojtarit të vitit. Ylli i Filadelfias është në ngjitje të fortë, ashtu si edhe Janis Adetokumbo, ndërsa Nikola Jokiç edhe pse po luan mirë, nuk po e udhëheq dot ekipin e tij drejt fitores. Denveri u mund përsëri, hera e pestë në 6 ndeshjet e fundit, dhe në “Medison Skuer Garden” përfundoi 116-110 për Nju Jork Niksat. Nikola Jokiç shënoi 24 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, duke mos arritur dot tripëll dabëllin. Denveri është kualifikuar për në plej of.

Sfidanti.al