Në Serinë A po kalon momente nga më të vështirët, dhe nuk e ndihmon aspak fakti që në Ligën e Europës sapo arriti një sukses që kishte 11 vjet që nuk e kishte. Milani vërtet mund të jetë në çerekfinalen e Championsit, por me t’u kthyer në kampionat mori një “dajak” të vërtetë. Udineze e mundi 3-1 në “Daçia Arena” me golat e Perejrës, Betos dhe Ehizibues. Nuk bëri punë goli i Zllatan Ibrahimoviçit. Milani është në vend të katërt, ende në zonën Champions, por me 48 pikë në 27 ndeshje në krahasim me 47 të Romës që ka luajtur 26 ndeshje, ndërsa Interi e Lacio janë më lart edhe me më pak ndeshje.
Sfidanti.al