Dëgjoni krahasimin e Lorencos: Unë dhe Markez jemi si Messi e Ronaldo

Për Hondën, prania e Horhe Lorencos e Mark Markez në të njëjtën skuadër është njësoj si një ekip futbolli që ka në radhët e saj Messin e Ronaldon. Ky është krahasimi i bërë nga Horhe Lorenzo në një interviostë të dhënë për GQ.

‘90% e atyre që mund të sjellin bashkimi Markez-Lorenzo janë vetëm gjëra pozitive-tha piloti nga Majorka-jemi ndër pilotët më të mirë në qarkullim dhe kemi fituar më shumë tituj nga të gjithë në 10 vitet e fundi. është si të kesh në të njëjtën skuadër Ronaldon dhe Messin. Me ne Honda është një Dream Team’

Por Lorenzo është i ndërgjegjshëm edhe për rreziqet që sjell të pasurit pranë të dy talenteve kaq të mëdha.

‘Ndajmë bokset, një pjesë të madhe të materialeve dhe shkëmbejmë informacionet-vijoi Lorenco-por motociklizmi është një sport individual; kur zbret në pistë dëshiron vetëm të mundësh 22 pilotët e tjerë, përfshi këtu edhe shokun e skuadrës, kështu që është e qartë se mes meje e Markut do të ketë shkëndija’

sfidanti.al