U përdhosëm me Turqinë ? Prisni, po ringjallet “fantazma” e Andorës

Kombëtarja e Panuçit ka thyer rekordin e saj në shpejtësinë për të zbrazur stadiumin ende pa mbaruar ndeshja. Ishte e trishtueshme të përjetoje deri në atë pikë mosbesimin e tifozëve ndaj ekipit të tyre, që ndryshe nga ç’premtoi para ndeshjes, dorëzoi …edhe brekët në fushë para turqve! Para atyre që na dhuruan “Kalin e Trojës” para ndeshjes, duke thënë se “ do të ishin më komod të luanin me Francën, sesa me Shqipërinë”. Ajo që ndodhi në Shkodër , ishte drama që përsëritet frikshëm me ekipin tonë, ku bëjmë si të gjallë një pjesë dhe dorëzohemi vdekshëm në tjetrën. I vetmi që nuk ka frikë nga rokapuja kuqezi mbetet trajneri Panuçi , i cili zotëron fuqi iluzive kur humbjet i përtyp si fitore, aq sa nxit dyshimin se i është besuar një mision “anti-historik” : ekipi pasi provoi “parajsën” në Europian, të fundoset në greminën e ferrit…
Në prag të ndeshjes me Andorën, pas dorëzimit pa kushte që ndodhi me Turqinë, sikur na rikthehen fantazmat e vjetra. Vite më parë, kur po shkonim në Andora për të bërë një piknik me gola, kemi sajuar në fushë tradhëtinë më të pastër për ta humbur ndeshjen. Nëse ky brez futbollistësh, pra,ky ekipi i Panuçit, do të kishte shansin ta shikonte në kasetë atë kurth-ndeshje, do të kuptonte më mirë sekretin se pse brezat ndryshojnë, kurse disa zakone sjelljeje nuk ndryshojnë!
Sfidanti.al