Nga Australia vijnë lajme të këqija, vetëm pak ditë përpara fillimit të turneut të Australian Open. Në Melbourne u verifikua një rast me Covid 19 në personelin e një prej qendrave që presin pjesëmarrësit e turneve përgatitorë për at Grand Slam. Në këtë mënyrë, organizatorët anuluan të gjitha ndeshjet e programuara për këtë të enjte për ATP Cup dhe kompeticionet e tjera.
Pozitiv në testet anticovid rezultoi një 26 vjecar që ka punuar në Grand Hyatt, një prej 3 hoteleve kut tenistë, trajnerë e shoqërues kaluan operiudhën 14 ditore të karantinimit të detyrueshëm në Melbourne. Ndërkaq ka nisur gjurmimi i kontakteve me të riun që dyshohet se ka marrë variantin britanik të Covid-19.
Ndërkaq u kërkua edhe izolimi i cdo personi që ka qenë në atë hotel gjatë 2 javëve të karantinimit dhe nënshtrimi i tyre në testet me tamponë dhe bëhet fjalë për 500-600 persona ku përfshihen edhe tenistët të konsideruar si kontakte rastësore.
Ndërkaq, kryeministri i shtetit të Victorias, Daniel Andrews bëri të ditur pezullimin e hapjes së impianteve në 75% të kapaciteteve maksimale, ndërkohë që mbajtja e maskës u bë sërish e detyrueshme në vende të mbyllura dhe numri maksimal i personave që mund të ftohen në shtëpi bie nga 30 në 15. Turneu I Australian Open është programuar të nisë ditën e hënë në 8 shkurt.
Sfidanti.al