Ç’ndodh kur përjashtohet Lebroni? Qëllon edhe që Lejkërsat fitojnë

E bënë këtë mbrëmje në fushën e Detrotit dhe ishte një sukses irëndësishëm. Me një Lebron Xhejms që nuk ishte edhe aq në formë (ndeshja e dytë pas dëmtimit), Lejkërsat triumfuan me shumë vështirësi, por edhe me mjaft karakter e cilësi në Detroit. Dikur dy ekipet luanin për titull, ndërsa tani për të imponuar veten ndër më të mirët e NBA-së. Kalifornianët ia dolën 121-116, ndërsa Lebroni u përjashtua nga loja pas më pak se 22 minutave. Kishte shënuar vetëm 10 pikë deri në atë kohë e kishte dhënë 5 asistë, një kontribut që u cilësua negativ (nota -15). Entoni Dejvis dhe Rasëll Uestbruk morën ekipin për dorë. ipari pati 30 pikë, 10 topa në tabela, 6 asistë, 4 vjedhje topi e 5 bllokime gjuajtjesh, duke qenë ishkëlqyer në të gjithë elementët. Uestbruk iu afruar tripëll dabëllit me 26 pikë, 9 topa në tabela e 10 asistë. Lejkërsat kanë 9 fitore e 9 humbje, duke qenë në vend të 8-të në Perëndim.

Sfidanti.al