Bruklin thellon krizën e Memfisit, i shkakton humbjen e 12

Memfis zhytet gjithnjë e më shumë në krizë në këtë sezon të NBA. Ne ‘FedEx Forum’, skuadra e Grizlis pësoi disfatën e tetë radhazi dhe të 12 në total dhe ai që e vuri para ishte Bruklin nets. 98-88 ishte rezultati i sfidës i fituar nga skuadra nga Nju Xhersi për të cilën spikati Kerroll me 24 pikë, 6 topa në tabelë dhe 2 pasime, ndërkohë që për Memfisin, 18 pikët e Mak Gasol nuk mjaftuan për të evituar humbjen, me spanjollin që nuk e fshehu zemërimin në periodën e fundit për shkak se u la në stol nga trajneri

Memfis e nisi më mirë këtë sfidë me nets  duke krijuar një diferencë prej 8 pikësh me të. Por me kalimin e kohës, Bruklin e mori veten për të vënë më pas sfidën plotësisht në drejtimin e dëshiruar.

Nuk gaboi as Majemi në ndeshjen me Çikago Bulls në ‘United Center’ të Ilinoisit. Slkuadra nga Florida e mbylli këtë sfidë me rezultatin 100-93  duke regjiostuar suksesin e 10 sezonal, ndërkohë që për Bullsat kjo ishte disfata e 15 në 18 ndeshje të zhvilluara. Shkëlqeu për Majemin Goran Dragic me 24 pikë, 14 nga të cilat I shënoi vetëm në 12 minutëshin e fundit të sfidës.

Sfidanti.al