Që nga goli i famshmëm i Hërst në finalen e Botërorit të 1966 mes Anglisë e Gjermanisë deri në golin e rregullt të padhënë të Mesit në ndeshjen e së dielës me Valencias kanë kaluar 50 vjet, por polemikat vazhdojnë të jenë të ndezura duke krijuar një histori më vete në botën e futbollit. Kronikat sportive janë të mbushura me episode të lidhura me gola të shënuar e që nuk janë dhënë, apo golat inekzistentë që janë konsideruar të rregullt, Që nga viti 1966 kur Xhef hërst shënoi golin fantazmë të 3-2 në finalen e mes anglisë e gjermanisë(rezultati përfundimtar 4-2), janë shkruar edhe histori të tjera. Një episod është ai i sfidës së virtit 1967 mes Lazios e Juventusit në rastin e De Paolit, gjuajtja e të cilit u përplas në rrjetë për t’u kthyer prapë në fushë ddhe arbitri vijoi lojën. Po në 1967 u shënua edhe goli fantazmë i Xhani riverës në derbin Inter-Milan që tronditi të gjithë Serinë A duke bërë që të nisin edhe diskutimet e moviolës në studiot televizive.
Në vitet 80 u shëenua edhe episodi i parë i golit fantazmë në Kupën e Kampioneve, ka ndodhur në ndeshjen mes Milanit e Crvena Zvezdës në 10 nëntor të vitit 1988 kur kuqezinjve të Milanit iu mohua goli pasi Vasiljevic e largoi topin pasi ky e kishte kaluar vijën e portës dicka që nuk u pa nga arbitri Pauli. Goli fantazmë kthehet pas pothuajse një dekade në 1995/96 dhe këtë radhë viktima u bë Juventus e cila u mund nga Foxha në 17 tetor falë një goli inekzistent të Breshanit, ndërsa në 18 dhjetor ishte goli fantazmë i Galantes që bllokoi Zonjën e Vjetër në barazim. në 1997/98, Juventus u favorizua nga episodet në 2 raste në ndeshjen me Udinezen dhe atë me empolin.
Goli fantazmë shfaqet edhe në vitet 2000. Në 2004/2005 Liverpooli eliminoi Celsin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me golin e Luis garsias një Anglia dhe Gjermania bëhen sërish protagoniste në këtë aspekt dhe këtë radhë gjithcka ndodhi në Botërorin e 2010 kur Lampard nuk iu akordua gol mese i rregullt. në 2012, goli fantazmë u kthye në Serinë A në sfidën Milan-Juve 1-1 kur Buffon e largoi topin e goditur nga Muntari kur topi kishte hyrë në porte. Në sezonin 2016/2017 në Spanjë u pa një tjetër gol fantazmë dhe si për ironi të fatit viktima ishte pikërisht Barcelona në ndeshjen me Betis, me katalanasit që shënuan, por vetëm për arbitrin ai nuk ishte gol.
Me të gjithë këto histori FIFA e pa të nevojshme aplikimin e teknoligjisë në vijën e portës që ka nisur që në vitin 2012 dhe tani po a-plikohet gjerësisht në Premier League, Serinë A, Ligue 1 dhe Bundesligë. vetëm Spanja po reziston dhe për këtë arsye golat fantazmë vazhdojnë të diskutohen edjhe pse jemi në vitin 2017.
sfidanti.al